+386 49 103 000 info@eurotex-ks.com

AGRON COMMERCE – Nga një firmë e vogël  e themeluar në vitin 1992 nga Rrahman Syla, e cila kishte ofruar fillimisht vetëm prodhime me pakicë,  “Agron Comerce”,  është zhvilluar me hapa gjigand për t’u shndërruar në një kompani  me emër jo vetëm në Mitrovicë, por shumë më gjerë.  Koha kur kishte nisur punën kishte qenë tepër e rëndë, por edhe vullneti dhe vendosmëria kishte qenë tepër e madhe. Ishte kohë tepër e pasigurtë për biznes, mirëpo dashuria për Mitrovicën dhe Kosovën e kishte bërë të veten. I kishte sfiduar të gjitha dhe kishte qëndruar në Kosovë, atëherë kur shumë kishin marrë rrugën e mërgimit. Dhe ia kishte dalur. Puna i kishte ecur mbarë, ashtu siq do ta vazhdonin më vonë edhe djemtë e tij. Tash në kuadër të kësaj kompanie përveq SHPK-së e cila ofron mallra me shumicë, funksionon edhe fabrika e tekstilit “Eurotex” dhe restauranti “Vapiano”.  Gjithqka kishte nisur me vetëm 2 punëtorë, ndërsa tash në kuadër të kompanisë punojnë më tepër se 60 punëtorë. Vullneti dhe puna e palodhshme, ka bërë që kjo kompani  të zhvillohet fuqishëm, ndërsa korrektësia ndaj partnerëve dhe klientëve ka bërë që të gëzoj një emër të respektuar.  Tradita më se 25 vjeqare në treg, i ka kalitur djemtë e Rrahmanit, të cilët e kanë vazhduar me sukses biznesin që kishte nisur babai i tyre në kushte dhe rrethana tepër të vështira.  Së bashku me punëtorët e tyre të vyeshëm, ata e kanë formësuar një rrugëtim të sukseshëm në botën e biznesit.